Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka folur me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, për reformat e ligjit penal në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.
ABC News thekson se tryeza e rrumbullakët vuri në pah përpjekjet e administratës amerikane kur bëhet fjalë për reformat në drejtësinë penale.
Shtëpia e Bardhë ftoi gjithashtu katër persona të burgosur, të cilët u falën nga presidenti amerikan Joe Biden javën e kaluar.
Kardashian kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë edhe kur SHBA-ja ishte nën udhëheqjen e ish-presidentit Donald Trump.
Në një postim në rrjetin e tij social nëntorin e kaluar, Trump e quajti Kardashian “personi i famshëm më i mbivlerësuar në botë”.
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë
-
Trumpi përgatitet për emërimet e posteve kryesore, Harrisi zotohet ta ndihmojë tranzicionin
-
Trumpi u pajtua me Harrisin “për rëndësinë e unifikimit të Amerikës”
-
Harris sfidon Trumpin: Eja në debat
-
Trump i gatshëm të përballet me Harrisin në debat presidencial