Kim ka një depo të madhe dhe po i lë mundësi shikuesve të shohin çfarë ka brenda
Kim Kardashian u jep shikuesve një mundësi vështrimi brenda një depoje masive ku ajo ka mbajtur çdo gjë, nga këpucët, fotografitë e memoaret e deri te rrobat e Kanye West në episodin e ri të Hulu's The Kardashians.
Episodi shfaq një ndërtesë masive magazinimi ku Kim shkon të shuajë gjërat që ajo dëshiron të heqë qafe nga martesa e saj me Kanye West.
“Më pëlqejnë projektet e njësive të magazinimit. Më pëlqen t’i sistemojë gjërat,—thotë ajo, ndërsa shton: “sikur nuk ka arsye që të zotërojmë tërë këto gjëra”.
“Sikur jam kaq e organizuar, kam gjithçka të dokumentuar në një aplikacion. Çdo gjë është fotografuar dhe etiketuar”.
Kim dëshiron shumë të pastrojë gjithë vendin dhe e quan veten një grumbulluese kujtimesh.
Edhe
Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit
Ajo dëshiron të mbaj gjëra që i lënë kujtime të mira, dhe ka cekur se dëshiron t’i japë për donacion shumë veshje që ishin aty prej kohësh.
“Nuk do të merrja kurrë mbrapsht asnjë nga gjërat e vështira që kanë ndodhur apo ndonjë nga kohët e vështira. E dua jetën time, por është koha për të bërë diçka ndryshe dhe më pëlqen, më duhet një minutë”, shton Kim në rrëfim dhe po mendon se do t’i pëlqente të hiqte qafe disa nga ato gjëra.
Në atë dollap ajo kishte edhe veshje te dizajnuara nga Kanye dhe vet Kanyes.
Kim shton në rrëfim përmes lotëve: “Kjo është si kapsula ime e kohëve më të mira”.
“Realiteti është se jeta është vërtet ndryshe, dhe kur e di se nuk mund të kthehem kurrë atje, kjo është ajo që ta shpif, dhe kjo është ajo që është e vështirë. Por, fëmijët e mi do të kenë kujtimet më të mira dhe ky do të jetë kontributi më i mirë për ta" thotë Kim në rrëfim, ndërsa gjen një pjesë që i përkiste babait të saj, avokatit të ndjerë Robert Kardashian.
Edhe
Kim Kardashian tregon pse është ndarë nga Kanye West
Kanye i kishte thënë asaj që t’i digjte gjërat e tij, por ajo nuk po e bën këtë gjë në mënyrë që fëmijët të kenë kujtime të mira nga babai i tyre. Dhe ajo po ndihet mirë që ka vend për t’i mbajtur gjithë këto gjëra që ndoshta një ditë do të ju hyjnë në punë fëmijëve për diçka.
Përgatiti; Vita Abrashi-Kajtazi