Kënga ‘diss’ e Eminemit, “Killshot”, ndaj reperit Machine Gun Kelly është radhitur në vendin numër 3 në toplistën e Billboardit – “US Billboard Hot 100”.
Kjo këngë ‘diss’ është përgjigja më e madhe e Eminemit deri më sot për konfliktin që ka me Kellyn, transmeton Koha.net.
Pas lansimit të albumit të ri të Eminemit, “Kamikaze”, Kelly ka publikuar ‘diss-in’ e tij “Rap Devil”, por pas tij edhe Eminemi ia ka kthyer përgjigjen atij me “Killshot”.
Megjithëse cilësia dhe armiqësia e dy ‘diss’-ave ka ndarë fansat, tërheqja e vëmendjes rreth këtyre këngëve del të jetë e suksesshme.
“Killshot” do të jetë në vendin e tretë të “US Billboard Hot 100”, duke shënuar single-n e 20-të të Eminemit në Hot 100.
Gjithashtu, kjo këngë bëri bujë të madhe në YouTube duke arritur debutimin më të madh të hip-hop këngës në historinë e këtij kanali të famshëm.