Aktorja e famshme Nicole Kidman është takuar me nënën e saj Janellen pas tetë muajve. Nëna e saj ka qenë në karantinë në Australi, dhjetëramijëra kilometra larg nga Nicole që ishte në SHBA, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe e ka përcjellë me mesazhin: “Ndjenjë shumë e mirë të jem në gjendje ta përqafoj nënën time! Kanë kaluar tetë muaj...E humba ditëlindjen e saj të 80-të, por jam këtu tash. Të dua nënë”.
Kidman 53-vjeçare ka pasur një periudhë të vështirë gjatë mbylljes shkaku i pandemisë, ku kishte lënduar kyçin e këmbës gjatë një vrapimi të mëngjesit.
Artikuj të ngjashëm
-
Nicole Kidman uron ish-bashkëshortin për Ditën e Babait
-
Nicole Kidman me dedikim për prindërit e saj të ndjerë
-
Nicole Kidman thotë se ndihet me fat që e ka familjen afër
-
Fansat të shqetësuar për shëndetin e Nicole Kidmanit
-
Kritikohet Nicole Kidman sepse nuk iu nënshtrua rregullës për karantinim të Hong Kongut