Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kidman në marrëdhënie të mira me Cruise, të njëjtën e do edhe me fëmijët

Amësia është si një udhëtim. Në të do të ketë ulje dhe ngritje, pavarësisht nëse e adaptoni apo lindni një fëmijë. Ajo që i duhet fëmijës është dashuria, tha aktorja Nicole Kidman (52), duke thënë se përpiqet ta ruajë një marrëdhënie të mirë me fëmijët e saj, shkruan “The Sun”.

Aktorja nga martesa e saj e dikurshme me aktorin Tom Cruise (57) i ka dy fëmijë të adaptuar, Isabella (26) dhe Connor (24). Ajo konfirmoi se fëmijët e tyre preferuan të qëndrojnë me Cruise, i cili është mbështetësi më i zëshëm i kishës së Scientologjisë. Kidman e ka pranuar se ajo tani është në marrëdhënie miqësore me ish-bashkëshortin e saj dhe se synon ta ruajë një marrëdhënie të tillë edhe me fëmijët.

Nicole u ndalua të marrë pjesë në ceremoninë e martesës së Connor dhe të fejuarës së tij, Silvia Zanchi, drejtuese e degës italiane të lëvizjes scientologjike, shkruan KOHA Ditore. Tom dhe fëmijët janë ende në kishën scientologjike, ndërsa Nicole nuk është. Connor e respekton shumë babanë e tij saqë t’i kundërshtojë rregullat e tij.

”Së pari, Tom kurrë nuk do të mendonte ta ftonte Nicole në dasmën e Connor, sepse kisha e konsideron atë "supresive" dhe së dyti, ajo as nuk dëshiron të jetë atje”, - shtoi një mik i ish-bashkëshortëve.

Ajo kishte kontakte minimale me Isabellën, e cila jeton sot në Croydon. Ajo thotë se është pajtuar me zgjedhjet e fëmijëve të saj, por gjithashtu insiston që ajo ende i do dhe i mbështet ata.

Nicole është tërhequr nga kisha scientologjike, por Tom është ende i “çmendur” pas saj dhe konsiderohet "i shenjtë" atje. Connor e ndoqi në gjurmët e tij. Kidman në fakt asnjëherë nuk i ka mbështetur scientologët dhe kështu edhe i ka prishur marrëdhëniet e saj me Tomin dhe fëmijët.