Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kida publikon albumin për ditëlindjen e saj

Kida

Këngëtarja Kida sot feston ditëlindjen e 24-të. Më këtë rast ajo e ka publikuar edhe albumin e saj të parë.

Albumi quhet “Orchide” dhe i përmban gjithsej 12 këngë, njëra prej së cilave është publikuar mbrëmë.

Kjo këngë quhet “Mo jo” dhe vjen e finalizuar më videoklip, ku Kida shfaqet pak më ndryshe së herëve tjera. Projekti është punuar nga Mixey i cili po ashtu e ka shkruar tekstin e këngës, bashkë me Nukin.

Pritet që këngëtarja t’i sjell edhe disa këngë tjera të këtij albumi me videoklip, për të gjithë fansat e muzikës së saj.

Artikuj të ngjashëm