Showbiz

Kida largohet nga “On Records”

E talentuara Kida, e ka bërë të ditur lajmin që nga sot nuk do të jetë më pjesë e “On Recrods” të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin.

Këngëtarja ka treguar se do të vazhdojë të sjellë projekte të reja për adhuruesit e saj.

“Te dashur fansa, miq dhe kolege, njerez pa vleresimin e te cileve nuk do te isha ketu ku jam sot! Dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanine ONRECORDS”, ka shkruar Kida në Instagram.

“Publikisht dua te falenderoj te gjithe stafin e punes per punen e palodhshme deri me sot, qe kane qene pjese e udhetimit tim dhe kemi bere se bashku nje pune te madhe e te palodhshme me shume dashuri. Une do te vazhdoj te sjelle projekte te reja ne vazhdim! Faleminderit shume”, ka shkruar ajo.