Kevin Hart është emri më i ri nga lista-A që ka nënshkruar për projektin Quibi.
Hart do të luajë në serinë e titulluar “Action Scene” në të cilën ai do ta luajë veten në përpjekje për ta marrë rolin e jetës për një film aksion. Pasi i refuzohet roli i ëndrrave, ai rastësisht takohet me një yll aksioni të listës A, gjë që nxisë një seri ngjarjesh të pazakonta. Hart më pas duhet të ballafaqohet me situata të rrezikshme aksion që duhet t’i kalojë, ndërkohë që do të ndihmohet nga disa nga yjet më të mëdha aksion në Hollywood.
"Jam shumë i entuziazmuar që do t’i sjell shumë aksion dhe edhe më shumë të qeshura një audience të re në partneritet me Quibi dhe rrjetin Laugh Out Loud. Ekipet tona po punojnë së bashku për të krijuar diçka unike dhe mezi po pres që shikuesit më në fund ta shohin rezultatin përfundimtar," tha Hart.
Disa të famshëm tashmë kanë nënshkruar me Quibi për projektet e tyre, ndërsa mes tyre janë: Thomas Lennon, Steven Spielberg, Darren Criss, Peter Farrelly, Liam Hemsworth dhe Tyra Banks.
Quibi do të jetë shërbim i ri streaming, i cili planifikohet të lansohet në prill të vitit 2020, ndërsa veçori e tij është se ai do të jetë në dispozicion vetëm për pajisjet mobile, shkruan KOHA Ditore. Do të ofrojë drama, komedi, trilerë, emisione reality dhe programe të tjera të cilat do të shikohen në telefona mobilë, ndërsa secili episod do të zgjasë midis 7 dhe 10 minuta. Pikërisht aq sa për ta mbuluar kohën tuaj në situata të ndryshme. Shërbimi do të funksionojë përmes një abonimi mujor prej 5 dollarësh me reklama, apo 8 dollarë pa reklama. Qysh në lansim thuhet se do të jenë në dispozicion 7 000 tituj.