Aktorët, Kevin Costner dhe Diane Lane, të lumtur për faktin se janë ribashkuar në ekran të madh, me realizimin e filmit “Let Him Go”.
Dyshja e aktorëve në të kaluarën kanë punuar së bashku në filmim e vitit 2013, “Man of Steel”, ku i portretizuan prindërit e Supermanit, Jonathan dhe Martha Kent. Ndërsa, së fundmi janë bërë bashkë në realizimin e një projekti të ri filmik, ngase gjatë karrierës së tyre nuk kanë pasur shumë raste për të bashkëpunuar, transmeton Koha. Për “The Hollywood Reporter”, 55-vjeçarja Diane Lane citohet të ketë thënë: “Nuk mendoj se zemra ime do ta përballonte nëse ai do ta refuzonte këtë rol. T’i shpesh rezikon të ndihesh e refuzuar nga ndonjë aktor tjetër, por pa rezikuar në jetë nuk mund as të fitosh”.
Ndërsa 65-vjeçari Kevin Costner, ka deklaruar: “Në fakt, ajo është një prej aktoreve protagoniste më të mira në dekadat e fundit. Sepse, ajo ka aftësi të jashtëzakonshme për ta pushtuar ekranin. Thjeshtë, ajo është një aktore me pikëpamje dhe ide të tilla, që e bëjnë punën përkrah saj shumë të lehtë”.
“Let Him Go” e rrëfen historinë e çiftit, George dhe Margaret Blackledge, i cili lufton shumë për ta shpëtuar nipin e tyre prej dhunës së ushtruar nga njerku dhe familja e tij. Filmi ka filluar së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 6 nëntori, dhe deri më tani ka marrë kritika të mira nga publiku.
-
9 nëntor 2020 15:00
-
Shpërndaje në: