Rodrigo Alves (36), i cili u bë i famshëm si Keni njerëzor, e ka filluar transformimin e tij nga mashkull në femër gjatë muajve të fundit. Ai i kishte kryer më shumë se 70 operacione plastike dhe duket i panjohshëm. Kohët e fundit ai vendosi ekstensione, dhe gjithashtu e rriti gjoksin.
“Më pëlqejnë flokët e mia të drejta dhe të gjata. Mendoj se kurrë nuk do të kem më flokë të shkurtra në jetën time përsëri. Flokët e gjata më bëjnë më të fortë, më të sigurt dhe më të bukur”, - tha Rodrigo.
Edhe pse vetëm tani është afër të qenit një femër e vërtetë, Rodrigo e pati fotografimin e tij të parë veshur si lepurushe në vitin 2018, shkruan KOHA Ditore.
“Kjo përvojë më ndihmoi të kuptoja se jam i destinuar të jem femër”, - kujtoi Alves kohët e fundit.
Nga shumë operacione që u është nënshtruar, shumica kanë qenë kirurgji në hundë.
“I kam pasur 72 operacione, sepse kam pasur shumë komplikime dhe kam pasur shumëçka për të rregulluar. Më parë ishte dëshirë, tani është nevojë. I kam shtuar 20 kilogramë muajt e fundit për shkak të stresit që nuk mund të merrja frymë. Unë jam njeri si çdo tjetër dhe kam ndjenja. Mund të jem i prekshëm, por përndryshe jam shumë i fortë”, - përfundoi Rodrigo.
-
Versioni njerëzor i Kenit bëhet Barbie
-
“Keni” njerëzor ka bërë 11 operacione në hundë, mund t’i mbetet vrimë në fytyrë
-
Njeriu që u bë si qen i bie pishman pasi e sheh sa e vështirë është ecja si kafshë
-
24-vjeçari që synim jetësor e ka “të duket ndryshe”
-
Një çek shpenzoi 20.000 euro për t’u dukur si Barbie, habitet pse nuk po e pëlqejnë femrat