Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

24-vjeçari që synim jetësor e ka “të duket ndryshe”

Raiden Dos Caras ka bërë tatuazhe që kur ishte vetëm 12-vjeçar. Tani është “mbuluar” i tëri.

Pos vizatimeve nëpër fytyrë, kolumbiani ka kryer edhe ndërhyrje si prerjen e veshit, kapakëve të syve dhe hundës. Të gjitha këto, siç deklaroi ai, i bëri për t'u dukur më ndryshe. Ka vendosur edhe “brirë” në ballë, e në vesh ka futur hallka në formë të vathëve, shkruan "Mirror".

Raiden, që ndryshe quhet si “kafka e dy fytyrave”, vlerëson se për këto ndryshime ekstreme i ka shpenzuar 12 mijë funte.

Ndonëse është i martuar, 24-vjeçari deklaroi se bashkëshortja nuk e shqetëson për ndryshimet, ndonëse për vajzën e tyre trevjeçare, sipas Raidenit, do të jetë gjë jo e zakontë.

“Vajza ime është e vogël, kështu që ajo ende nuk shprehet shumë, por shqetësohet sa herë që bëj një operacion”, shtoi ai.

Edhe Cardi B ndryshon mendje për ndërhyrje kirurgjike në trup Showbiz Cardi B ndryshon mendje për ndërhyrje kirurgjike në trup

“Nëse më pyesni nëse kam fotografi pa tatuazhe në fytyrë, po kam, por kur kam qenë 17-vjeçar”, deklaroi Raiden, duke potencuar se synim i tij ishte të bëhej personi më i modifikuar në Amerikën Latine.