Victor Hugo Peralta nga Uruguai dhe bashkëshortja e tij Gabriela Peralta nga Argjentina kanë mbajtur rekordin botëror për modifikimet trupore të një çifti nga viti 2012, kur kishin 77 ndryshime.
Çifti, të dy 53-vjeçarë, kanë bërë ndryshime të reja që nga ajo kohë.
Ndryshimet e reja trupore përfshijnë tatuazhet në sy, pirsingë, prerje të veshëve e tatuazhe në gjoks. Victori tani ka 41 modifikime trupore e Gabriela 50, duke çuar në total numrin e ndryshimeve në 91.
Të dy kanë shumë tatuazhe, implante të lëkurës e pirsingë, ndërsa Victori ka edhe implante dentalë e gjuhë të prerë.
Victori bëri tatuazhin e parë kur ishte 11-vjeç, por nuk bëri asnjë modifikim trupor deri më 2009, kur u martua me Gabrielën. Vendosi të bënte ndryshime në ballë, të cilin Gabriela e pëlqeu shumë dhe vendosën që bashkë t’i hynin rrugëtimit të ndryshimeve trupore. Kjo, për ta, simbolizon shprehje e liri artistike, shkruan faqja e rekordeve “Guinness”.
Victori e ka cilësuar ndarjen e gjuhës së ndryshimin më të dhimbshëm, ndërsa Gabriela prerjen e gjoksit.
Meet the Peraltas, the married couple with the most body modifications ? pic.twitter.com/n8tNjYZ4CS
— Guinness World Records (@GWR) October 18, 2023