Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtarja shqiptare do të performojë në MTV Music Awards

Foto: Billboard

Këngëtarja shqiptare Ava Max do të performojë këtë vit në ceremoninë “MTV Music Awards” që do të mbahet më 31 gusht.

Ava Max është përzgjedhur në mesin e yjeve që do të këndojnë në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës që mbahet çdo vit, shkruan IconStyle të shtunën.

Befasia nuk mbaron më kaq, pasi këngëtarja shqiptare është nominuar në “MTV Music Awards” , në kategorinë Push Best New Artist (“Artisti depërtues i vitit”).

“Kjo është çmenduri”, ka shkruat ajo në rrjetet sociale.