Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtarja që jehoi me zërin e shuar

Këngëtarja e zhanrit pop, Gracey, kishte një zë të hatashëm – një zë të dallueshëm, që këngëve të saja u jepte zemër e dashuri. Por, pastaj gjithçka e mori lumi. Në qershorin e vitit të kaluar ishte në Los Angeles për të realizuar tekstet e këngëve, kur fyti iu bllokua.

“Nuk bëra zë përgjatë krejt udhëtimit, vetëm nëse isha duke shkruar, por gjithsesi humba zërin tim”, ka thënë këngëtarja 22-vjeçare. “Më kujtohet se isha me menaxheren time dhe nuk më ndihmonte asnjë fjalë e saj. Qaja me zë dhe i thashë se do të bëhem operacion”, ka shtuar ajo.

Këngëtarja e lindur në Brighton ishte diagnostikuar me gunga të zërit - kokrra të vogla që rriten në kordat e zërit. Për këtë shkak hyri në brisk. Për dy muaj e kishte të ndaluar të fliste dhe këndonte. Për një talente të lindur, ishte përvojë e tmerrshme.

“Isha në hall. Jam llafazane, por nuk mund ta mendoja veten të ulur për darkë dhe të mos qeshja me batutat e ndonjërit. Isha e tmerruar dhe nuk isha vetja gjatë atyre muajve”, ka treguar këngëtarja. Në mendje i peshonte fakti se pak javë para operacionit kishte publikuar këngën debutuese “Different Things”.

Në vend se ta promovonte fuqishëm këngën, Graceyt i është dashur të kthehej në shtëpinë e prindërve me qëllim që nëna të kujdesej tek qëndronte e shtirë në dhomën e fëmijërisë.

Kënga foli vetë

Fatmirësisht, për të, kënga siguroi sukses të madh. Një baladë pop që trajton temat e ngjashme me atë të këngës “Hide and Seek” të Imogen Heap. Ama me zërin e saj kumbues kënga bënte troç distancën mes saj dhe dashurit. “Duam gjëra të ndryshme. Unë doja të të dashuroja ty, por ti e bëre të pamundur”, këndon Gracey në projektin debutues.

E publikuar në muajin mars, kënga përfundoi në krye të toplistave të vitit të kaluar. Jo keq për një këngë që ishte menduar si demo për Little Mix. “Ata po kërkonin një këngë, prandaj e shkruam shpejt e shpejt. Kontrollova vargjet nëse përshtateshin dhe u ngadalësova pak. Ndryshuam disa gjëra dhe gjithçka mori kuptim”, ka thënë Gracey.

“Që prej atij momenti vargjet më vinin lirshëm dhe çdo gjë që nuk ia kam thënë vetes për vite të tëra më doli në tekste”, ka treguar ajo.

Artikuj të ngjashëm