Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtarja nga Mitrovica përfaqëson Serbinë në Eurovizionin e sivjetmë

Nevena Bozhoviq nga Mitrovica e Kosovës sivjet ka zënë vendin e parë në festivalin “Beovizioni” me këngën autoriale “Kurora”.

Ajo, siç shkruan sot gazeta e Beogradit “politika”, në gjysmën e majit, në Izrael, në Tel – Aviv , do ta përfaqësojë Serbinë në garën për “Kënga e Eurovizionit” në të cilin marrin pjesë 42 shtete, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nevena, ish – pjesëmarrëse e garës muzikore “Zëri i parë i Serbisë”, siç e prezanton gazeta, tashmë ka përvojë Eurovizioni.

Në festivalin e Eurovizionit 2007, ajo ka zënë vendin e tretë ndërsa në vitin 2013 në “Eurosong” kishte prezantuar Serbinë me grupin “Treshet e mia”.

Ndërkaq, profili në Twitter, "Eurovision Kosova", me thumbim ka uruar Nevenan.

”Jemi shumë të lumtur për vajzat tonë të talentuara në mbarë botën”, shkruan në Twiter profili „Eurovizion Kosova”.

{gallery}