Eleni Foureira është këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila erdhi në vëmendje të mediave disa kohë më parë, pasi mohoi origjinën e saj. E njohur si Beyonce e Greqisë, ajo u sulmua nga fansat shqiptarë, e më pas u detyrua të pranonte se nëse do të kishte treguar origjinën, nuk do të arrinte dot aty ku është sot.
Në një intervistë për ‘Wiwiblogs’ , Eleni rrëfen se braktisi Shqipërinë gjatë luftës civile në vitin 1997.
“Ishte shumë e vështirë të lije Shqipërinë dhe të shkoje në një shtet të ri ku nuk njeh asnjë dhe je 7 vjeçe. E do të nisësh jetën nga fillimi. Ishte e vështirë, por edhe shumë e bukur. Çfarë ndodhi në jetën time, më bënë mua kjo që jam sot” u shpreh Eleni.
Artikuj të ngjashëm
-
Diva shqiptare ua mbyll gojën nacionalistëve grekë: S’është turp, jam krenare që jam shqiptare
-
Eleni Foureira bën testin e origjinës
-
Një tjetër këngëtare në Greqi, deklaron se është me origjinë shqiptare
-
Këngëtarja Eleni Foureira çoi “në këmbë” Tiranën
-
Edhe Eleni Foureira me koncert në Tiranë pas Rita Orës e Ermal Metës