Tiranë,27 korrik – Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, elektrizoi net më parë sheshin “Skënderbej” të Tiranës me performancën e saj.
Përfaqësuesja e Qipros në Eurovizion, e cila u rendit dhe në vendin e dytë në kompeticionin më të rëndësishëm europian, ishte e ftuar speciale në Summer Festival.
Qindra të rinj dhe të reja shijuan nga afër muzikën e saj, ku padyshim kënga e saj “Fuego” ngriti më tepër temperaturat në shesh, shoqëruar nga balerinat të cilat dhuruan spektakël.
Mbrëmja e 25 korrikut në Tiranë ishte e dedikuar për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas muzikës shqiptare duke mbledhur artistët më të mirë të momentit si Arilana Ara, Eugent Bushpepa, Samanta Karavella, West Side Family, Ylli Limani, Young Zerka, Grupi Lynx dhe Grupi Ofchestra.
{gallery}