Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Edhe Eleni Foureira me koncert në Tiranë pas Rita Orës e Ermal Metës

Pas Rita Orës dhe Ermal Metës një tjetër shqiptare, që po shkëlqen me muzikën e saj, do të performojë në Tiranë.

Ajo është Eleni Foureira, e cila në datën 25 korrik do të japë koncert në sheshin “Skënderbej” së bashku me shumë artistë të tjerë në një mbrëmje të paharrueshme në “Coca-Cola Summer Fest”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Foureira është një ndër artistet e cila po bën një bujë mjaft të madhe në Greqi, duke u dëgjuar kudo në radio, makina dhe diskoteka.

Këtë vit ajo përfaqësoi Qipron në Eurovizion, pasi panelistët grekë nuk pranuan që ajo të jetë përfaqësuesja e tyre.

Emri i saj i vërtetë është Entela Fureraj. Ajo është me origjinë nga Fierii, një qytetëz i vogël pranë qytetit të Fierit.

Prindërit e Elenit quhen Kristaq dhe Marjeta. Ajo ka lindur në Fier më 7 mars 1987. I ati i saj është Vlonjat dhe e ëma nga Patosi një qytet i vogël pranë Fierit.

Edhe Pas Ermal Metës e Rita Orës edhe Eleni Foureira me koncert në Tiranë Showbiz Pas Ermal Metës e Rita Orës edhe Eleni Foureira me koncert në Tiranë

Eleni deri para disa vitesh ka fshehur origjinën e saj për shkak të frikës nga racizmi, por që e deklaroi hapur vendlindjen e saj duke shkaktuar një bujë mjaft të madhe në media.

{gallery}