James Arthur ka diskutuar në lidhje me atë se sa ka ndikuar te ai ndarja nga këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora.
Fituesi i “X Factor” në vitin 2012, këngëtari britanik 29 vjeç ka folur për The Sun në lidhje me varësinë e tij e cila e çoi te qindra femra pasi ai është lënë me “zemër të thyer” nga këngëtarja, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJames Arthur dhe Rita Ora romancën e tyre për herë të parë e shfaqën në vitin 2013 dhe vitin e kaluar zbuloi se me Ritën ka qenë i lidhur vetëm disa muaj. Po ashtu, ai pranoi edhe se fundi i marrëdhënies së tij me këngëtaren arriti kulmin kur kishte disa probleme personale.
Ai pranon se është duke luftuar me varësi të ndryshme, duke përfshirë drogën dhe lojërat e fatit. Po ashtu, ai tregoi me sinqeritet se romanca me Ritën e ka bërë atë të kryejë marrëdhënie seksuale me qindra femra, pasi pranoi se ka angazhuar një kompani që t’ia sigurojë nga tre femra në ditë.