Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtari shqiptar në Amerikë, Skender Beck lanson “Sa larg...”

“Sa larg...” titullohet kënga e parë shqip e kantautorit shqiptar që jeton dhe vepron në Los Angeles, Skender Beck.

Artisti i rokut, tashmë ka të publikuar albume e këngë në gjuhën angleze, ndërsa të premten publikoi në shqip këngën “Sa larg...”.

Kënga është shkruar dhe komponuar nga vetë Skenderi. Në daulle është Brian Petry, baterist zyrtar i GMS Drums. Në kitare ekzekuton Andrew Timothy, muzikant nga Nashville, Tennessee.

Inxhinier zëri është legjenda e miksit Chris Wonzer që punoi artin e zërimit për yjet botërore (Pink, Stone Temple Pilots, Phil Collins, Sting, R.E.M., Deep Purple). Kënga është incizuar në Melrose Studios, Los Anxheles, sipas uebfaqes së vetë këngëtarit.