Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtari e pranon se i pëlqejnë vetëm vajzat e mitura

Këngëtari PJ Proby, i cili në vitet e ’60-ta të shekullit të kaluar e fitoi popullaritetin si pop muzikant, në një intervistë të kohëve të fundit me Daily Mirror, me rastin e turneut të tij të madh lamtumirës në Britani, e pranoi se nuk ishte me askënd për 22 vjet sepse i do vetëm 12-vjeçaret.

"Nuk planifikoj të martohem më, sepse nuk mund të jem me vajzat 12, 13 dhe 14-vjeçare. Kjo është arsyeja pse 22 vjetët e fundit nuk e kam pasur asnjë lidhje, por edhe pse nuk i përdor shërbimet online për të takuar njerëz", tha 80-vjeçari me emrin e plotë James Marcus Smith, i cili u bë i njohur me hitet "Hold Me","Somewhere" dhe "I Will", dhe kështu me fjalët e tij i tmerroi dhe tronditi adhuruesit, shkruan KOHA Ditore.

"Më pëlqejnë vajzat e reja të cilat duken shumë bukur, por edhe kjo e mbartë barrën e vet. Gruaja e fundit në jetën time ishte e mitur dhe atë e takova në vitin 1997. Mendoj se me kaq përfundoi, sepse lidhjet e tilla janë të paligjshme," theksoi muzikanti, duke shtuar se kurrë nuk do të ishte me të miturat vetëm për lidhje, por me kënaqësi do të martohej. Ndërsa ai është martuar tri herë, por asnjëra prej martesave të tij nuk zgjati më shumë se tre vjet. Gjithashtu, vetëm njëra nga ish bashkëshortet e tij me rastin e martesës ishte e moshës madhore.

Image

Vajza e parë me të cilën doli para altarit atëherë ishte 16-vjeçarja Marianne Adams, ndërsa pasi u shkurorëzuan, ai u martua me Judy Howard, e cila atëherë ishte vetëm 16 vjeç. E përzgjedhura e fundit me të cilën ishte martuar ishte Dulcie Taylor, e cila u martua me PJ në moshën 21-vjeçare. Për ta justifikuar shijen e tij, këngëtari shpjegoi se si është rritur në Teksas, ku shumica e vajzave martohen në moshën 12 vjeçare. Por, edhe pse e tërheqin të miturat, këngëtari për një kohë ishte në lidhje me historianen dhe prezantuesen 45-vjeçare Lucy Worsley, por, siç thotë, vetëm sepse dukej se ishte dukshëm më e re. Ai shokoi edhe me faktin se e pranoi se në vitet '90 kishte probleme me alkoolin, ku pinte edhe deri në pesë shishe uiski në ditë, çfarë i kushtoi me sulm në zemër.