Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtarët e rinj shumë aktivë në skenë

Valëza Zogaj ka debutuar me këngën “Nëse ti” në skenën shqiptare muzikore.

16-vjeçarja ka publikuar këngën për tekstin e së cilës është kujdesur Lindoni ndërsa muzika është realizuar nga kompozitori i njohur, Darko Dimitrov.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Valëza tha për Express të KTV-së se ka dashur që me këngën e parë të tregojë aftësitë e saj vokale. Tha se nuk ka plan të marrë pjesë në ndonjë talent-shou muzikor siç bëjnë shumë bashkëmoshatarë të saj, por që ka plane të tjera.

Adele dhe Bruno Mars janë të preferuarit e Valëzes.

Me këngën e saj të parë të realizuar me videoklip ka ardhur këto ditë edhe këngëtarja Erika. “High in love” është kënga e Erikes, e cila jeton në Gjermani.

Erika thotë se muzika është dashuri e kamotshme dhe për më tepër që vjen nga një familje me traditë në këtë sferë.

Ajo shtoi se dëgjon muzikë shqip dhe ka dy idhuj, këngëtare tona të njohura.

Ndërkaq, “Ta fali zemrën” është kënga e cila ka bërë bashkë këngëtarët Besart Berisha dhe Elira Shala.

Krahas duetit këngëtarët thanë se do të vijnë edhe me projekte solo, por më vonë.

Këto janë vetëm disa nga projektet e këngëtarëve të rinj. Pritet të shihet se sa do ta kenë të vështirë ta përballojnë konkurrencën.