Tiranë, 23 janar– Kënga”Mall” fituese e Festivalit të Këngës në RTSH e Eugent Bushpepës, po qarkullon në youtube por e kënduar nga një muzikant anglez.
Danny McEvoy quhet artisti, i cili njihet edhe për shumë cover-a të tjerë të këngëtarëve të njohur në botë, transmeton atsh.
E veçanta dhe e bukura e këtij interpretimi është se këngëtari e këndon në shqip dhe në fund të këngës ai kërkon falje për shqipërimin e tekstit.
Ai mban në kokë edhe një kapele me simbolin e flamurit shqiptar.
“Mall” është kënga e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Artikuj të ngjashëm
-
Veliaj, thirrje shqiptarëve të mbështesin Bushpepën në Eurovizion
-
Kostume tradicionale në videoklipin zyrtar të Bushpepës “Mall”
-
Versioni final i këngës “Mall”, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion
-
Eugent Bushpepa zotohet ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht në “Eurovision”
-
Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë në Eurovision