Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kënga kundër Theresa Mayt mposht Rita Orën në top-listat britanike

Një këngë në të cilën kryeministrja britanike, Theresa May, quhet gënjeshtare, ka mposhtur hitet e fundit botërore, si atë të Rita Oras, Liam Paynet dhe Harry Styles in the charts

Një pop-këngë me tekstin që thotë “Theresa May është gënjeshtare, gënjeshtare”, ka arritur të futet në top 10she.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por radio-stacionet në Britani, megjithatë, po refuzojnë ta transmetojnë atë, transmeton Koha.net.

Kënga, me titull “Liar Liar” (Gënjeshtare, Gënjeshtare), fillimisht u bë hit viral më 2010, gjatë një vale të protestave studentore që kundërshtonin vendimin e Qeverisë së Koalicionit në Britani për të rritur pagesat për shkollim.

Në atë kohë, kënga kishte për cak ish-kryeministrin David Cameron dhe ish-zëvendëskryeministrin Nick Clegg.

E tani, ajo është kthyer në skenë nga bendi Captain Ska për zgjedhjet e 8 qershorit.

Dhe versioni i ri, i quajtur “Liar Liar Ge2017”, ka arritur të futet në vendin e 10 të toplistave të këngëve më të shkarkuara në Britani.

Por emisioni “Big Top 40”, që transmetohet në “Capital FM” dhe “Heart”, vendosën që të mos e transmetojnë këngën. Në vend të saj, prezantuesit thjeshtë njoftuan se gjendet në pozitën e 10-të para se të fillonte në prapavijë të dëgjohej kënga e pozitës numër 9.

Një pjesë e tekstit të këngës thotë kështu: “ajo është Gënjeshtare, Gënjeshtare,... nuk mund t’i besoni asaj, jo, jo, jo, jo”.

Kënga aktualisht është në pozitën 3 të toplistës në iTunes. Kjo nënkupton se kënga i ka mposhtur hitet e fundit të Rita Orës (Your Song), Liam Paynet dhe Harry Styles.