Showbiz

Kendrick në heshtje nisi lidhjen me Bill Hader

Anna Kendrick dhe Bill Hader kishin nisur lidhjen “në heshtje” para një viti.

Aktorja e “Pitch Perfect” thuhet se ka nisur një lidhje me aktorin 43-vjçar – me të cilin luajti në filmin e Krishtlindjeve të vitit 2019 në Disney + , “Noelle” – disa kohë më parë pasi ishin miq për disa vite e që tani gjërat po shkojnë mirë mes tyre.

Një burim i ka thënë revistës “People”: “Ana është takuar në heshtje me Billin për më shumë se një vit. Ata u takuan vite më parë. Anna ishte pritur në “Saturday Night Live” dhe kanë bërë një film së bashku, mirëpo ata u bashkuan më shumë pas filmit.

“Të dy janë njerëz shumë privatë, e me situatën pandemike ishte më e lehtë të mbahej lidhja në heshtje. Të dy janë shumë histerikë dhe e kanë me patjetër ta bëjnë njëri-tjetrin të qeshin gjatë gjithë kohës. Ajo është shumë e lumtur”.

Përpara se të gjente dashurinë me Anën, Bill kishte qenë në lidhje me aktoren që kanë luajtur bashkë në “To Do List”, Rachel Bilson, për disa muaj deri në korrik të vitit 2020 , e më parë kishte qenë i martuar me regjisoren e atij filmi Maggie Carey, nëna e vajzave të tij, Hannah 12 vjeç, Harper nëntë dhe Hayley shtatë.

Ndërkohë, Anna, 36 vjeçe, më parë e ka pranuar se ka mësuar shumë nga marrëdhëniet e saj të kaluara dhe kurrë nuk i ka parë romancat e saj të vjetra si "dështime", sepse të gjitha kanë pasur ndikim tek ajo.

“Jam shumë e lumtur që tani e kam më të qartë se çfarë do të pranoj nga njerëzit në jetën time”, ka theksuar ajo.

“Harku i vërtetë që donim ishte të tregonim se si mësojmë nga çdo marrëdhënie. Edhe pse marrëdhëniet tona mbarojnë, kjo nuk do të thotë se ato janë dështime. Njerëzit vijnë në jetën tënde, rritesh e ndryshon me ta, mëson diçka prej tyre, gjë që mund të jetë diçka pozitive ose negative”.

E ylli i “Love Life” e ka pranuar se nuk beson në “shpirtin binjak” kur kemi të bëjmë me marrëdhënie romantike.

Kjo fjalë është njëfarë sinonimi me "një".

“Ka shumë prej “shpirtave binjakë” edhe nëse jemi me fat të kalojmë një kohë të gjatë me dikë.

“Pyes veten nëse ka shpirtra binjakë jo romantikë.

“Dua të them se ka më shumë gjasa që një shpirt binjak të jetë jo romantik.

“Marrëdhëniet më të mira dhe më të gjata në jetën time janë pa dyshim miqësitë”.