Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Anna Kendrick, viktimë e abuzimit emocional dhe psikik

Ylli i filmave romantik dhe komedi, Anna Kendrick, tregoi se së fundmi ka përjetuar “abuzim psikik” nga një i dashur i saj.

Aktorja 37-vjeçare e bëri këtë deklaratë vetëm disa ditë para lansimit të filmit të ri, “Alice, Darling”, ku e portretizon një grua në të njëjtën situatë. 

Kendrick, e cila nuk e zbuloi emrin e ish të dashurit, tha për revistën “People” se ajo lidhje kishte përfunduar para se të angazhohej me rol në këtë film, si dhe tregoi se rikuperimi nga pasojat e saj ishte shumë i vështirë dhe sfidues. 

Tutje, aktorja tregoi se menjëherë e kishte gjetur veten tek skenari i filmit “Alice, Darling”.

“Atëkohë po e tejkaloja një eksperiencë personale me abuzimin emocional dhe psikik. Mendoj se agjenti im ma dërgoi skenarin e këtij projekti, sepse e dinte në çfarë isha. Ta them të sinqertën, unë kisha parë shumë filma që flasin për marrëdhënie abuzive ose toksike, por atëkohë, rasti im nuk më dukej i njëjtë dhe nuk po e kuptoja se po më ndodhte ajo gjë. Prandaj puna në këtë film më ndihmoi të normalizoja dhe minimizoja atë që po më ndodhte”.

Anna gjithashtu tha se luftoi shumë për t’u marrë me traumën që ia shkaktoi kjo lidhje, pasi bëhej fjalë për një burrë të cilit i besonte, raporton portali “Female”.

Edhe Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti Showbiz 4 d. më parë Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti

“Isha në një situatë ku e dashuroja dhe i besoja shumë këtij personi, më shumë se vetes. Prandaj, kur një person i tillë të thotë se e ke një sens të shtrembëruar të realitetit, se je një grua e pamundur dhe se të gjitha gjërat që mendon se po ndodhin nuk janë duke ndodhur në të vërtetë, jeta jote bëhet vërtet konfuze. Unë isha në një situatë ku në fund e kuptova se gjithçka që kisha menduar se po ndodhte, në fakt ishte e vërtetë. Prandaj në njëfarë mënyre e kisha rastin të rikuperohesha nga një traumë e tillë, gjë që jo të gjithë njerëzit kanë mundësi ta bëjnë”, përfundoi aktorja. 

Disa prej të ish të dashurve të Anna Kendrickut janë, Edgar Wright, Jake Gyllenhaal, Ben Richardson dhe Bill Hader. Me këtë të fundit, aktorja ishte në lidhje nga viti 2020 deri më 2022.

Filmi “Alice, Darling” lansohet nëpër kinema më 11 shtator.