Ylli i modës, Kendall Jenner, beson se ekzistojnë shumë tregime të rreme për familjen e saj, dhe kjo gjë nuk i pëlqen fare.
Ylli 26-vjeçar u bë e famshme si fëmijë duke qenë pjesë e shout televiziv, “Keeping Up with the Kardashians”, por në një intervistë të fundit, Kendall tha se pavarësisht faktit se ajo dhe motrat e saj janë rritur para syrit të publikut, megjithatë mendon që njerëzit e kanë një bindje jo të saktë rreth tyre.
“Ekzistojnë shumë tregime të rreme për ne. shumë njerëz mendojnë se e kanë kuptuar jetën tonë, kur në fakt nuk i dinë as gjysmën e gjërave. Dhe kjo nuk është e drejtë sepse unë nuk jam ashtu siç të tjerët mendojnë. Dhe nganjëherë, ky fakt më mundon shumë dhe më bënë të ndihem keq. Por, pastaj e shikoj veten në pasqyrë dhe them me vete, ‘Unë e di se kush jam, prandaj pse të bezdisem nga gjërat tjera’. Kjo më ndihmon ta qetësoj mendjen dhe t’i injoroj perceptimet dhe fjalët e pavërteta që thuhen për mua”.
Bukuroshja brune, e cila është në lidhje dashurie me yllin e basketbollit, Devin Booker, tregoi se më herët ndihej “jashtëzakonisht e mbingarkuar” dhe e pranoi se largimi nga vëmendja e publikut dhe obligimet tjera, ka bërë mrekulli për të.
“Gjërat që i kam arritur në jetë, qoftë edhe puna ime, janë rezultat i përkushtimit tim. Në një moment të caktuar, kur isha më e re, vendosa se doja të bëhesha modele. Nuk kam ndalur se punuari deri në moshën 24-vjeçare dhe më pas e kuptova se duhet të pauzoj pak. I kam kaluar rreth pesë vjet të jetës sime ku isha jashtëzakonisht e mbingarkuar, nuk isha e lumtur, por më dukej se e pranoja çfarëdo pune apo angazhimi, sepse ndihesha mirënjohëse që ndodhesha në atë pozitë”, tha modelja gjatë bisedës me prezantuesin e podcastit “On Purpose”, Jay Shetty.
Edhe
Kylie Jenner e hapur për një reality show të ri me Kendall
Përfundimisht, Kendall vendosi që mirëqenia të jetë prioriteti i saj. Ajo e pranoi se kjo qasje e re ia ka transformuar jetën.
Sezoni i ri i shout “The Kardashians”, pjesë e së cilit është edhe Kendall Jenner, do ta fillojë transmetimin nga 22 shtatori në platformën “Hulu”.