Ylli i muzikës Kelsea Balerini është sulmuar në skenë gjatë përformancës së saj në kopshtin botanik në Idaho. Pas sulmit që ka pësuar ajo ka thënë se ishte më shumë e frikësuar se sa e lënduar.
29-vjeçarja u desh të ndalte performancës në Idaho, të mërkurën me 28 qershor, pasi një adhurues e gjuajti me një aksesor dore dhe e goditi në sy kur ajo ishte në skenë, shkruan FemaleFirst.
Përderisa ju ka treguar adhuruesve të tjerë se ajo është mirë, Kelsea gjithashtu i ka siguruar pjesëmarrësit se koncertet e saj janë vend i sigurt për ta.
Kelsea ka shpjeguar në Instagram se në se ajo u largua nga skena në mënyrë që të qetësohej dhe t’i siguronte edhe anëtarët e bendin të saj se gjithçka ishte në rregull.
Kur u kthye në skenë ajo iu drejtua turmës duke thënë: “A mund të flasim për këtë që ndodhi? Gjithçka që më intereson është t’i mbaj të gjithë të sigurt. Nëse ndonjëherë nuk ndiheni të sigurt ju lutem tregojini dikujt. Nëse ndokush ju shtyn shumë ose vetëm e keni ndonjë ndjenjë pakënaqësie vetëm lajmëroni personelin. Mos hidhni gjëra!”
Kelsea është e treta këngëtare që sulmohet gjatë performancës, pas Ava Max e Bebe Rexhas.
-
Këngëtarja e njohur goditet me mjet piroteknik në fytyrë
-
Harry Styles goditet nga një objekt në fytyrë në koncertin e tij në Vjenë
-
Adele qorton fansat, u thotë të mos i gjuajnë artistët në skenë
-
Pasi u qëllua me telefon në sy, Bebe Rexha vë syze mbrojtëse gjatë performancës në Los Angeles
-
Ava Max goditet në fytyrë nga fansi