Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kelly Clarkson do ta zëvendësojë Ellen DeGeneres në televizionin amerikan

Këngëtarja dhe prezantuesja, Kelly Clarkson, do të marrë përsipër folenë e Ellen DeGeneres në televizionin amerikan, ka konfirmuar NBC.

Më herët këtë muaj, DeGeneres ka thënë se emisioni i saj do të përfundojë në vitin 2022 pas 19 sezoneve.

Prezantuesja tha se do të largohet pasi emisioni i saj “nuk është sfidues më”.

NBC tha se Kelly Clarkson Show, është në sezonin e dytë dhe do të zëvendësohet me programin e DeGeneres në vjeshtën e vitit 2022.

“Tracie Wilson, nënkryetari ekzekutiv i NBCUniversal Syndication Studios, tha: “Kelly dhe i gjithë ekipi ynë i prodhimit vunë zemrën, qëllimin dhe pasionin e tyre të pabesueshëm për të bërë një shfaqje që jehon me njerëz të të gjitha moshave, kulturave dhe prejardhjeve”.

Clarkson kishte fituar sezonin e parë të American Idol.