Ish-fituesja e “American Idol”, Carrie Underwood, në sezonin e ri të spektaklit do ta zëvendësojë ish -anëtaren e jurisë, Katy Perry.
Kështu ka thënë një burim i afërt me spektaklin, raporton TMZ.
“Underwood pritet të bashkohet me yjet Lionel Richie e Luke Bryan, të cilët do të rikthehen si anëtarë të jurisë në sezonin e ardhshëm”, ka shtuar burimi.
Perry, më herët gjatë këtij viti, në emisionin e komedianit Jimmy Kimmel, pati bërë të ditur se po largohet nga spektakli pas shtatë vjetësh.
Underwood u bë e famshme pasi konkurroi dhe fitoi në sezonin e katërt të “American Idol” në vitin 2005. Ylli i muzikës country i bashkohet spektaklit 20 vjet pasi fitoi dhe është e para fituese që bëhet anëtare e jurisë.
“American Idol”, vitin e ardhshëm do të nisë sezonin e 23-të me radhë.
-
Katy Perry e lë pas shtatë vjetësh jurinë e “American Idol”
-
Kelly Clarkson konfirmon se nuk do t’i bashkohet jurisë së “American Idol”
-
Katy Perry dëshiron që të zëvendësohet me një grua pasi la punën në American Idol
-
Carrie Underwood beson se djali i saj mund të bëhet ylli i ardhshëm i muzikës
-
Orlando Bloom tregon se Katy Perry e mbështet në ëndrrat që ka