Katy Perry ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e jurisë së spektaklit “American Idol”.
Ajo do të tërhiqet nga juria pas shtatë vjetësh.
Këngëtarja 39-vjeçare ka thënë në një intervistë për Jimmy Kimmel se “si duket ky do të jetë sezoni i fundit i spektaklit për të”.
Duke arsyetuar vendimin e saj, ajo ka thënë se dëshiron ta shohë botën, duke lënë gjithashtu të nënkuptohet se do të realizojë një këngë të re.
Perry ka qenë pjesë e kësaj jurie që nga viti 2018.
Këngëtarja e ka bërë të ditur këtë informacion pasi është pyetur nga Jimmy Kimmel se sa gjatë do të qëndrojë në jurinë e këtij spektakli.
“Unë jam shumë e lidhur për këtë spektakël, por e ndjej që ka ardhur koha ta lë”, ka thënë ajo duke lënë të kuptohet që ndoshta një ditë do të kthehet. “Ndoshta do të kthehem ndonjëherë nëse më thërrasin”.
Edhe
Carrie Underwood zëvendëson Katy Parryn në jurinë e “American Idol”
E pyetur se si kanë reaguar pjesëtarët e tjerë të jurisë pasi ajo ua kishe komunikuar vendimin, ajo ka thënë se ata e dinin që është duke përgatitur diçka.
“Ata e kanë kuptuar që kam qenë në studio për një kohë të gjatë dhe e dinin që diçka po ndodhte”, ka thënë ajo.
Perry është e martuar me aktorin Orlando Bloom dhe kanë një vajzë trevjeçare të quajtur, Daisy Dove.