Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Keanu Reeves zhytet në ujërat e modelimit

Aktori Keanu Reeves (54) është bërë fytyra e re e shtëpisë franceze të modës Yves Saint Laurent. Drejtori kreativ Anthony Vaccarello njoftoi së fundi se Reeves do të bëhet model për fushatën e tyre të vjeshtës.

Në projektin e modës ka punuar fotografi David Sims (52), ndërsa fansat e lavdëruan Vaccarellon për përzgjedhjen e Keanu. Fotografitë në Instagram i mblodhën më shumë se njëqind mijë pëlqime. Aktori aktualisht ka flokë të gjatë deri në mjekër, në përputhje me rolin e ri në filmin e ardhshëm 'John Wick 3'.

Ylli hollivudian ka marrë komplimente të shumta për pamjen nga fansat e tij.

“Je shumë i bukur. Sa më i vjetër, aq më seksi je”, – postoi një adhuruese.

Ju rikujtojmë edhe zemrën e madhe të aktorit të famshëm, i cili për vite me radhë ka dhuruar në fshehtësi paratë për spitale. Reeves gjithashtu e ka një fond humanitar tash një kohë, ndërkohë që u mësua se gjatë viteve të fundit ai ka dhuruar miliona dollarë për spitalet, shkruan KOHA Ditore.

“Është e vërtetë, ekziston një fondacion humanitar, por unë nuk dua që emri im të lidhet me të, por që ai t’i ndihmojë ata që kanë nevojë”, – kishte thënë në një intervistë Reevesi modest. Përndryshe ai shpesh shihet teksa udhëton me metro si njeri tejet i thjeshtë.