Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katy Perry: “Orlando Bloom e nxjerr helmin nga unë”

Katy Perry ia ka dhënë meritat të fejuarit të saj Orlando Bloom për "nxjerrjen e helmit" nga ajo.

Krijuesja e hitit “Dark Horse” foli për “Vogue India” në një intervistë për edicionin “Values” të revistës, dhe e shprehu efektin pozitiv të cilin e ka pasur partneri në shëndetin e saj mendor.

Duke reflektuar për një periudhë veçanërisht të vështirë në mes vitit 2017 dhe 2018, Katy e pranoi se kishte vështirësi të dilte nga shtrati, duke thënë: "Në të kaluarën kam qenë në gjendje ta kapërceja, por këtë herë diçka ndodhi që më bëri të bija shumë poshtë."

Image

Por, pasi e gjeti dashurinë në aktorin e “Pirates of the Caribbean”, Katy rrëfeu se çifti mësuan ta nxirrnin negativitetin nga njëri-tjetri dhe ta gjenin pozitivitetin në jetë, shkruan KOHA Ditore.

"Orlando është si një person i mençur", pohoi ajo. "Kur u takuam për herë të parë, ai tha se do ta nxirrnim helmin nga njëri-tjetri, dhe ne vërtet e nxorëm. Është rraskapitëse, por me të vërtetë e mbajmë njëri-tjetrin përgjegjës.

"Nuk e kam pasur kurrë një partner që ka qenë i gatshëm të shkojë në një rrugëtim emocional dhe shpirtëror si Orlando", reflektoi ajo duke shtuar: "Është sfiduese, sepse përballesh me të gjitha gjërat që nuk i pëlqen për veten."

Çifti filloi të takohej në fillim të vitit 2016, dhe ndërkohë që u ndanë një vit më vonë, çifti holivudian u ribashkua në vitin 2018 para se Bloom t’i propozonte vitin e kaluar.

Artikuj të ngjashëm