Ylli i komedisë, Kathy Griffin, e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për t’i informuar fansat e saj, se është diagnostikuar me shkallën e parë të koncerti në mushkëri, dhe si pasojë mjekët janë të detyruar t’ia largojnë gjysmën e këtij organi.
“Kam diçka për t’iu treguar. Unë kam kancer. Jam duke u bërë gati t’i nënshtrohem operacionit ku mjekët do ta largojnë gjysmën e mushkërisë sime të majtë. Po pra, jam diagnostikuar me kancer në mushkëri, ani pse kurrë në jetën time nuk kanë pirë duhan! Mjekët janë shumë optimist pasi sëmundja është ende në shkallën e parë dhe nuk është përhapur përtej mushkërisë së majtë. Po shpresojmë që nuk do të kem nevojë t’i nënshtrohem kimioterapisë apo rrezatimit pas këtij operacioni, dhe besoj se do të kem funksion normal të frymëmarrjes”.
60-vjeçarja Griffin, shpreson që pas operacionit do të shërohet plotësisht dhe parashikon që brenda një muaji, t’i kthehet aktiviteteve të zakonshme dhe do të vazhdojë të jetë i njëjti person energjik si gjithmonë.
Tutje Kathy pati lëvdata për vaksinën anti-COVID, duke thënë se po të mos kishte qenë e vaksinuar, pasojat për trajtimin e saj nga kjo sëmundje do të kishin qenë edhe më serioze.
-
Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri
-
Gjysma e pacientëve me kancer të avancuar të mushkërive në SHBA nuk marrin trajtim
-
Jessie J ka ambicie per komedi
-
Jessie J dëshiron të ndryshojë narrativën rreth diagnozës së kancerit
-
Jessie J: Kanceri i gjirit ma ka ndryshuar të gjithë botën