Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio sërish bashkë. Është kjo ëndrra e miliona fansave në të gjithë botën që do të donin edhe njëherë të dy aktorët në krah të njëri tjetrit.
Gjatë një interviste për E! News, Kate ka deklaruar se shpreson të kthehet shpejt të punojë me Leon, me të cilin ka një marrëdhënie mjaft të mirë miqësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për momentin nuk ka gjë në program me mua dhe Leon. Por si zakonisht do të pëlqeja të punoja me të. Por mund të ndodhë edhe kur të jemi 70 vjeç”, deklaroi aktorja.
Në 2017 bëhen 20 vjet nga dalja e “Titanik” në sallat e kinemave. Në atë kohë të dy ishin të rinj, ai idhull i miliona vajzave ajo mjaft e vlerësuar nga Hollywood. Në ekranin e madh bënë për të qarë spektatorët që nuk mundën të shijonin fundin e lumtur të Jack dhe Rose. Për momentin na takon të kryqëzojmë gishtat dhe të shpresojmë t’i shikojmë të lumtur e të kënaqur , të paktën në një film.