Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kate Moss “në mbrojtje” të Johnny Depp

Supermodelistja 48-vjeçare dha dëshmi shkurtimisht në gjyqin për shpifje të ish-partnerit të saj kundër ish-gruas Amber Heard, në maj dhe ajo këmbënguli se ishte e rëndësishme që ajo foli për të mohuar pretendimet se aktori i “Pirates of the Caribbean” e kishte shtyrë atë nga shkallët kur ishin me pushime në Xhamajka.

“Unë e di të vërtetën për Johnnyn. E di që ai kurrë nuk më ka rrëzuar nga shkallët. Më duhej ta thosha këtë të vërtetë”, ka theksuar ajo në një intervistë.

Kate gjithashtu mbrojti John Gallianonin, të cilit iu dha gjobë e pezulluar prej 5 mijë £ në 2011 për abuzim racor në një bar në Paris, duke këmbëngulur se stilisti “nuk është person i keq”, por po luftonte me varësinë alkoolin në atë kohë.

“Besoj në të vërtetën dhe besoj në drejtësi”, është shprehur ajo.

“E di që John Galliano nuk është person i keq - ai kishte probleme me alkoolin dhe njerëzit përmirësohen.

Edhe Modelja e famshme mohon se Johnny Depp e ka hedhur nga shkallët Showbiz Modelja e famshme mohon se Johnny Depp e ka hedhur nga shkallët

Kate më vonë u shfaq në seancë me lidhje video.

Kur u pyet në gjykatë nga Benjamin Chew, anëtar i ekipit ligjor të yllit të “Edward Scissorhands”, nëse aktori 58-vjeçar i Holliwoodit e kishte shtyrë ndonjëherë nga shkallët ndërsa ata ishin në pushime, ajo u përgjigj: “Jo, ai kurrë nuk më ka shtyrë e as nuk më ka sulmuar”.

Ajo i tregoi gjykatës se si gjatë pushimeve të tyre, i dashuri i saj i atëhershëm ishte marrë edhe me kujdesin mjekësor të saj pasi ajo ishte rrëzuar nga shkallët.

“Po dilnim nga dhoma kur Johnny u largua para meje. Kishte stuhi shiu e derisa po zbrisja shkallët duke dalë nga dhoma, rrëshqita dhe u rrëzova poshtë shkallëve”.

“Lëndova shpinën dhe bërtita shumë se nuk e dija ç ‘ndodhi që kisha dhimbje aq të tmerrshme në shpinë”.

Edhe Kate Moss dëshmitare në rastin gjyqësor të aktorëve Depp dhe Heard Showbiz Kate Moss dëshmitare në rastin gjyqësor të aktorëve Depp dhe Heard

“Ai u kthye shpejt për të më ndihmuar, më çoi në dhomë dhe u kujdes për mua”.

Kate, e cila dha dëshmi në më pak se pesë minuta, nuk u mor në pyetje nga ekipi i Heardit.