Kate Middelton është në frymën e festave përpara një koncerti të ardhshëm të Krishtlindjeve.
Princesha e Uellsit, 40-vjeçare, veshi një fustan të kuq të ndezur për paraqitjen e saj në një promo të re për Royal Carols: Together at Christmas, një koncert i dytë vjetor i këngëve të Krishtlindjeve të sponsorizuar nga The Royal Foundation.
“Bashkohuni me ne këtë prag Krishtlindjesh për një shërbim shumë të veçantë në Westminister Abbey, plotë këngë festive dhe shfaqje të bukura, ndërsa ne festojmë atë që e bënë këtë periudhë më të mrekullueshmen e vitit”, ka thënë Kate në promo.
Ngjarja do të jetë një çështje e familjes mbretërore, pasi ajo dhe bashkëshorti Princ William do të bashkohen nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla për koncertin e 15 dhjetorit në Westminster Abbey.
Muajin e kaluar, Kate kërkoi ndihmën e publikut për të vendosur finalen e koncertit, duke bërë një sondazh mes tre këngëve.
Edhe
Kate Middleton kthehet te ngjyra e errët e flokëve
“Na ndihmoni të vendosim këngën e fundit për Bashkë në Krishtlindje”, shkroi ajo.
Organizuar nga Princesha Kate, ngjarja festive do të bashkojë gjithashtu anëtarë të tjerë të familjes mbretërore me staf bamirësie, vullnetarë të komunitetit, punëtorë të vijës së parë, personel ushtarak dhe më shumë për të "festuar gëzimin që mund të sjellë lidhja njerëzore", tha Buckingham Palace në një njoftim.