Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kate Hudson po punon në realizimin e një albumi

Aktorja e njohur hollywoodiane, Kate Hudson, shquhet për një karrierë të suksesshme në filma komedi dhe romance, por siç duket, tani ajo ka vendosur ta praktikojë një profesion të ri që është muzika.

Ajo e ka filluar punën rreth realizimit të albumit të saj muzikor, lajm ky të cilin e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram: “Më në fund e kuptova se është koha për të kënduar. Albumi vjen së shpejti”, kishte shkruar Hudson krahas një fotografie ku shihet duke bërë prova të këndimit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kate Hudson (@katehudson)

 

Ylli i filmit “Almost Famous” ende nuk ka zbuluar hollësi rreth këtij incizimi apo datës së lansimit në treg. Por adhuruesit e saj mezi po e presin ta festojnë këtë aventurë të re të aktores.

Edhe Kate Husdon, nga aktrimi në muzikë, publikon këngën e parë Showbiz Kate Husdon, nga aktrimi në muzikë, publikon këngën e parë

Aftësitë në këndim, Hudson i shpalosi në janar të këtij viti gjatë pjesëmarrjes në shoun “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku e interpretoi hitin e vitit 2019 të Ariana Grandes, “7 Rings”.

Ajo po ashtu interpretoi në filmin e vitit 2009, “Nine”, dhe në filmin e këngëtares Sia, “Music”, i cili u publikua vitin e kaluar. Hudson gjithashtu është paraqitur në disa episode të serialit televiziv “Glee”, i cili karakterizohet nga muzika.