Ylli i Hollywoodit, Kate Hudson, e cila deri më tani është njohur si aktore, ka publikuar këngën e saj të parë, raporton “CNN”.
Gjatë të martës Kate lansoi këngën “Talk About Love”, një këngë e zhanrit pop-rok, të cilën ajo e ka shkruar bashkë me të fejuarin, Danny Fujikawa, i cili është kitarist e këngëtar.
Ajo ka thënë se prej se ishte fëmijë i ka pëlqyer të shkruaj këngë e të këndojë.
“Gjithmonë duhet pritur deri sa të vijë momenti i duhur që për mua erdhi tani”, ka thënë Hudson në një deklaratë.
Ajo ka paralajmëruar se do të lansoi një album gjatë këtij viti.
Hudson është e bija e aktores Goldie Hawn dhe muzikantit Bill Hudson, e cila përgjatë karrierës si aktore ka treguar se di mirë të këndojë, pasi në vitin 2009 ajo shfaqi telntet vokale në filmin “Nine”.
Edhe
Kate Hudson thotë se ëndërron të punojë me nënën e saj
Më pas ajo gjithashtu këndoi përgjatë projektit filmik “Glee” që u zhvillua në mes të viteve 2012 dhe 2013.
Filmat që e bën të famshëm atë si aktore janë “How To Loose a Guy in 10 Days”, “Glass Onion”, e “Almost Famous”, për të cilin në vitin 2001 ajo mori një nominim nga akademia e filmit si aktorja më e mirë në rol mbështetës.