Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Karen Gillan si nënë e re në trilerin “All Creatures Here Below”

Karen Gillan paraqitet në rolin e ri në trilerin “All Creatures Here Below”, i cili tani është prezantuar me trilerin e ri.

Në triler, Gillan e shohim në rolin e nënës së re me emrin Ruby. Si duket Rubi si financiarisht, ashtu edhe emocionalisht nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijën e saj dhe partneri i saj (David Dastmalchian) sugjeron që fëmijën ta lënë në spital, për t'u kujdesur atje për të.

Image

Rubi natyrisht mendon se kjo nuk është ide e mirë, por fakti se erdhën në idenë që ta braktisin fëmijën e tyre, zbulon se në çfarë situate ekstreme ndodhet çifti, shkruan KOHA Ditore.

Skenari për “All Creatures Here Below” është shkruar nga Dastmalchian, ndërsa detyrën e regjisorit e ka Collin Schiffli.

Filmi deri më tani është shfaqur me sukses në disa festivale filmike, ndërsa distribuimi i gjerë do të fillojë më 10 maj të këtij viti.