Reperi me famë botërore, Kanye West, ka shpenzuar 850 mijë dollarë amerikanë për dhëmbë nga titani, raporton “Page Six”.
Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, të mërkurën.
Në njërin nga postimet Kanye e krahasoi veten me personazhin negativ të filmave “James Bond”, Jaws, i cili kishte dhëmbë metali.
Jaws u shfaq në filmin e vitit 1977 “The Spy Who Loves Me” dhe në atë të vitit 1979, “Moonraker”.
Daily Mail raportoi se Kanyes i janë hequr totalisht dhëmbët e tij për t’u zëvendësuar me dhëmbë të tjerë nga titani, të cilët i punuan dentistët e të famshmëve Thomas Connelly dhe Naoki Hayashi.
Dentisti Conelli ka mohuar se dhëmbët natyralë të Kanyes janë hequr tërësisht, ka raportuar “Complex”.
“Ai nuk i ka hequr dhëmbët e tij, ai ka dhëmbët e tij të shëndetshëm”, ka thënë ai.
