Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kandidatët në balotazhin 2021 dhe stili i tyre

Janë figurat më të komentuara që shfaqen në publik. Çdo lëvizje e tyre përcillet nga mediat. Bëhet fjalë për politikanët, ata të cilët jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime marrin vëmendje të madhe.

E kjo vëmendje merr përmasa edhe më të mëdha në kohën e zgjedhjeve. Ata kanë kujdes maksimal në paraqitjet e tyre. Ndoshta shpesh që të mos marrin vëmendje për atë se çka thonë, por komentohet veshja e tyre, sjellja e detaje të tjera.

Nëse ndalemi te veshja, ka emra politikë që janë të spikatur për stilin e tyre dhe rëndësinë që i kushtojnë dukjes. Në zgjedhjet e fundit lokale si asnjëherë më parë janë komentuar disa kandidatë.

Po e nisim me kryeqytetin, Arben Vitia dhe Përparim Rama.

Ky i pari, ish-ministër i Shëndetësisë, është kthyer në subjekt komentimi për veshjen e saktësisht mindilin ne xhepin e majtë. Ngjyrat që kryesisht i përdor Vitia janë: e kuqe, e bardhë dhe e kaltër e mbyllët. Shumicën e rasteve kombinohet me kostum klasik, këmishë e bardhë dhe kravata bashkë me mindilin janë në ngjyrë tjetër. Në zgjedhjet e fundit Arben Vitia është parë i veshur me bluza me grykë të mbyllur, që vijnë me ngjyra të ndryshme të kombinuara me xhaketa.

Edhe Kusari-Lila: Uroj që sot të ketë marrëveshje për presidentin Arbëri Kusari-Lila: Uroj që sot të ketë marrëveshje për presidentin

Ndryshe nga Vitia, kandidati tjetër për Prishtinën, Përparim Rama ka stil krejt ndryshe. Arkitekti u qëndron besnik ngjyrave të errëta dhe stilit më sportiv. Rama asnjëherë nuk ka përdorur kravatë apo mindil në veshjet e tij. Atë në fushatë e karakterizon këmisha e bardhë dhe kostumi i kaltër i mbyllët dhe ai i zi.

Nga Prishtina kalojmë në Gjakovë, ku bashkëkandidatë në balotazh janë Ardian Gjini dhe Mimoza Kusari-Lila.

Ardian Gjini është ai personazh politik që gjithmonë në veshjet e tij e mban emblemën e partisë së cilës i përket, ndryshe nga kandidatët e tjerë që janë pjesë e këtyre zgjedhjeve. Sa u përket ngjyrave, ai qëndron tek e zeza dhe kostumet klasike dhe pantallona ngjyrë krem.

Mimoza Kusari-Lila çdoherë është komentuar pozitivisht për veshjet e saj. Kusari-Lila di mirë ta kombinojë klasiken me modernen, kjo edhe për faktin që është mjaft sportive. Ngjyrat nuk janë problem për të, pasi ajo gjithmonë i kombinon ato guximshëm.

Në kostume shumë herë vendos broshë me forma të ndryshme ose shalle me printe të përziera. Duke marrë parasysh që zgjedhjet ndodhën në kohën e “Muajit të ndërgjegjësimit për kancer të gjirit”, Kusari-Lila, si e vetmja grua në këtë balotazh, ka vendosur vazhdimisht simbolin rozë si shenjë solidarizimi.

Në Gjilan kandidojnë kundër njëri-tjetrit Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni. Dy gjilanasit kanë një stil të thjeshtë, janë shumë klasikë dhe kravatat nuk zënë vend në paraqitjet e tyre publike. Nga kjo kuptojmë që zgjedhin të paraqiten modest me veshjet e tyre, kështu edhe nuk eksperimentojnë me ngjyra të ndryshme.

E kur ndalemi te krerët e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani, ka një stil klasik, por që guxon të vishet me ngjyra. Vërehet kujdesi i disenjatorit në veshjet e saj. Kostumet jo gjithmonë janë njëngjyrëshe, ndonjëherë setra ka ngjyrë të veçantë, por gjithmonë e kombinuar me brosh. Osmani në gardërobën e saj presidenciale ka edhe fustane. Ngjyrat e kuqe, vjollce, e zezë dhe e bardhë janë të preferuarat e saj.

Edhe Përparim Rama premton fasadimin e objekteve në lagjen “Ulpiana” Zgjedhjet lokale Përparim Rama premton fasadimin e objekteve në lagjen “Ulpiana”

Kryeministri, Albin Kurti, nuk del asnjëherë jashtë asaj që e kemi tash e sa vjet, i vetmi detaj që ndryshon në pamjen e tij është kravata, e cila ndonjëherë është me forma e ngjyra të ndryshme. Kurti i qëndron besnik pamjes serioze dhe klasike me ngjyra të errëta.