Ylli i filmit “Aquaman”, Abmer Heard, ka mbetur zemërthyer dhe shumë e pikëlluar pas vdekjes së nënës së saj të dashur, Paige, e cila ishte vetëm 64-vjeçare.
Aktorja e ka postuar një mesazh në Instagramin e saj ku thuhej: “Jam zemërthyer dhe e pikëlluar tej mase nga humbja e nënës sime, Paige Heard. Ajo na la shumë herët, duke lënë pas kujtimin e shpirtit të saj të bukur dhe të butë. Do të na mungojë shumë nga thellësia e zemrës. Personaliteti i dashur dhe zemra e saj e pastër, e bënin atë gruan më të bukur që e kam njohur në jetë. E kam vështirë ta imagjinojë jetën pa të, por ndihem krenare që isha vajza e saj dhe e pata mundësinë ta shijoja zgjuarsinë dhe dashurinë e saj për 34 vjet.”
Ylli i filmit “Danish Girl” nuk ngurroi t’i falënderojë miqtë dhe familjarët, për mbështetjen që ia kanë dhënë në këtë periudhë të vështirë për të, transmeton Koha.
Ende nuk është bërë i ditur shkaktari i vdekjes së Paige Heardit.
-
Amber Heard në pritje të fëmijës së dytë
-
Vdiq në moshën 91-vjeçare Mary Jo “MJ” Shannon, nëna e Kris Jenner
-
Amber Heard refuzon të flasë për martesën me Johnny Depp në dokumentarin “Silenced”
-
Familja zbulon shkakun e vdekjes se Diane Keaton
-
Pas vdekjes së Diane Keaton, “Al Pacino është pishman që s’është martuar me të”