Për ta festuar 40-vjetorin e “Alienit” të Ridley Scott, të shfaqur për herë të parë në maj të vitit 1979, nga 20th Century Fox vjen seria prej gjashtë filmave të rinj të shkurtër fanta-shkencorë të cilët do të shfaqen çdo javë, duke filluar nga fundi i këtij muaji. Për projektin e përcaktuar në "Alien Universe" (siç quhet kohët e fundit zyrtarisht), Fox i ka bashkuar forcat me studion crowdsource Tongal dhe miratoi kërkesat e fansave, të cilët ishin të interesuar për krijimin e filmave të shkurtër me tematikë të Alienit.
Ata i pranuan më shumë se 550 kërkesa, ndërsa vetëm gjashtë krijues me fat të filmave u zgjodhën për t’i ekranizuar tregimet e tyre. Këta filma të shkurtër do të prezantohen në internet si pjesë e festimeve të 40-vjetorit. Për momentin, teaseri na jep vetëm një vështrim të shkurtër në filmat që duken mjaft mbresëlënës. Madje duket se të gjithë janë pak më të “lustruar” sesa një film mesatar, shkruan KOHA Ditore.

Gjashtë filmat e shkurtër dhe regjisorët e tyre janë: Chris Reading (Alien: Containment), Benjamin Howdeshell (Alien: Harvest), Noah Miller (Alien: Alone), Aidan Breznick (Alien: Night Shift), Kelsey Taylor (Alien: Specimen), dhe Spear Sisters (Alien: Ore).
Nga një film i ri i shkurtër do të shfaqet çdo të premte në IGN, duke filluar nga 29 marsi.
-
Spielberg i rikthehet zhanrit fantastiko-shkencor me “Disclosure Day”
-
“Alienët ekzistojnë, por s’i shohim”, studime tronditëse mbi jashtëtokësorët
-
50 Cent i bashkohet ekipit të filmit “Expend4bles”
-
“Stranger Things” po vjen në versionin e animuar
-
Rrëfimi i 58-vjeçarit që pretendon se “u pushtua” 60 herë nga alienët