Justin Timberlake i ka kërkuar falje ish-të dashurës së tij Britney Spears përmes Instagramit, 19 vjet pasi publikisht e kishte fajësuar atë për ndarjen e tyre dhe kishte shfrytëzuar “zemrën e tij të thyer” për të promovuar muzikën e tij.
Timberlake i ka kërkuar falje edhe ish-të dashurës tjetër, Janet Jackson për zhveshjen e rrobave të saj në “Super Bowl” të vitit 2004 me ç’rast i zhveshi gjoksin para dhjetëra mijëra të pranishmëve në stadium. Këngëtari amerikan ka thënë se ky ishte një aksident atë kohë mirëpo për këtë veprim ishte kryqëzuar Janet, shkruan Daily Mail.
Në një postim të gjatë në Instagram, këngëtari amerikan ka shkruar ndër të tjera: “Ne veçanti dua t’i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson, të dyjave individualisht, sepse kam respekt për të dyja dhe e di që kam gabuar në raport me to”.
Kërkim falja e tij vjen pak ditë pasi ishte kritikuar në rrjetet sociale nga fansat se e kishte lënduar tej mase këngëtaren Britney Spears duke u ndarë nga ajo pas një lidhje disa vjeçare, gjë e cila paraqitet edhe në dokumentarin që është publikuar rreth jetës së pop yllit.
-
Britney Spears “e dashuron” këngën e re të Justin Timberlakeut dhe i kërkon falje
-
Janet Jackson konfirmon miqësinë me Justin Timberlake edhe pas performancës famëkeqe të tyre në vitin 2004
-
Spears vallëzon me këngën e Timberlake, shtohen shqetësimet për gjendjen e saj
-
Justin Timberlake pritet t’i përgjigjet Britney Spears në emisionin e Oprahs
-
Justin Timberlake thyen heshtjen pas publikimit të librit të Britney Spearsit