Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Janet Jackson konfirmon miqësinë me Justin Timberlake edhe pas performancës famëkeqe të tyre në vitin 2004

Janet Jackson është deklaruar sërish për marrëdhënien e saj me Justin Timberlake, pas performancës së tyre famëkeqe në “Super Bowl” gjatë vitit 2004.Nëpërmjet në mesazhi të regjistruar për fansat në fillim të këtij viti, Jackson këtë herë njoftoi se marrëdhënia e tyre ka kaluar në miqësi.

“Sinqerisht, e gjithë kjo gjë ishte jashtë parashikimeve. Dhe, sigurisht, ishte një aksident që nuk duhej të ndodhte, por të gjithë po kërkojnë dikë për të fajësuar dhe kjo duhet të ndalet. Justini dhe unë jemi miq shumë të mirë dhe do të jemi gjithmonë miq shumë të mirë. Ne folëm vetëm pak ditë më parë. Ai dhe unë kemi vazhduar dhe është koha që të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë”, tha artistja për incidentin, raporton People.

Krijuesi i hitit “Cry Me a River”, është përballur prej kohësh me shqyrtimin e pasojave të shfaqjes së pjesës së parë të “Super Bowl” të vitit 2004, në të cilën ai ekspozoi aksidentalisht gjoksin e Jackson para një audience prej rreth 140 milionë njerëzish, derisa ata performonin “Rock Your Body”.

Megjithëse shitjet e projekteve muzikore të Timberlake u rritën pas të ashtuquajturit “Nipplegate”, Jackson në thelb u fut në listën e zezë nga industria dhe muzika e saj u hoq nga stacionet radiofonike dhe kanalet televizive.

Në shkurt të vitit të kaluar, Timberlake i kërkoi falje publike Janet-it pas publikimit të “Framing Britney Spears”, një dokumentari të New York Times që përfshinte pjesërisht një seksion që eksploronte marrëdhënien e tij të mëparshme romantike me krijuesen e hitit “Toxic”.

Edhe Justin Timberlake u kërkon falje Britney Spearsit dhe Janet Jacksonit Showbiz Justin Timberlake u kërkon falje Britney Spearsit dhe Janet Jacksonit

Në një deklaratë në Instagram që përfshinte gjithashtu një falje për Spears, Timberlake tha se i vinte shumë keq për momentet në jetën e tij ku veprimet që bëri shkaktuan vetëm probleme.

Disa muaj pas faljes së tij, vëllezërit e Janet, Tito, Marlon dhe Jackie kanë deklaruar se i vlerësonin fjalët e tij dhe mendonin se ishte koha për të vazhduar më tej.