Këngëtari më famë botërore, Justin Timberlake që është ish-partneri i këngëtares së mirënjohur, Britney Spears, ka thyer heshtjen sa i përket ngjarjeve që dolën në shesh pas publikimit të librit memoar të këngëtares.
Para se Timberlake ta interpretonte këngën “Cry Me a River”, këngë që ishte publikuar në vitin 2002 kur u Timberlake u nda nga Spears, e në videoklipin e së cilës shihet një vajzë që i ngjan shumë Spears, ai tha “Me gjithë respektin”.
Kjo u filmua nga një fans të mërkurën në hotelin “Fontainebleau” në Las Vegas, ku këngëtari theu heshtjen me këto fjalë.
Videoklipi i kësaj kënge kishte nxitur shumë spekulime se Spears ia kishte thyer zemrën Timberlakeut.
Në librin e shumë përfolur të Spears, ajo kishte treguar se kishte bërë një abort gjatë kohës sa ishte me Timberlakeun për shkak se ai i kishte thënë “nuk ishin të gatshëm për t’u bërë prindër”.
Edhe
Justin Timberlake pritet t’i përgjigjet Britney Spears në emisionin e Oprahs
justin timberlake, fontainebleau las vegas. december 13, 2023.
— ⋆ (@timberlarke) December 14, 2023
CRY ME A RIVER.
©timchan pic.twitter.com/W72f0whs4q
Për këtë abort këngëtarja pati shkruar se ka qenë gjëja më e keqe që ka përjetuar në jetën e saj.
Timberlake aktualisht është i martuat me aktoren Jessica Biel, dhe ka dy fëmijë.
Para koncertit ai u pa bashkë me gruan në një nga casinot e Vegasit.
Mund të ketë qenë një moment i sikletshëm për Timberlake dhe familjen e tij, pasi gruaja e tij Jessica Biel ishte gjithashtu në audiencë për shfaqjen e natës së hapjes, ka shkruar Daily Mail.
Ajo u pa duke kërcyer gjatë gjithë performancës dhe duke kënduar hitet e burrit të saj, duke përfshirë “Cry Me A River”, sipas People.
Edhe
Britney Spears “e dashuron” këngën e re të Justin Timberlakeut dhe i kërkon falje
Në një postim në Instagram të shpërndarë të enjten, ai postoi një foto të tij dhe gruas së tij duke ecur në një korridor në hotel.
“Nuk mund të ecja kurrë me këpucët e saj, por, e di që ka qenë një natë e mirë, kur ia mbaj takat deri në shtëpi”, ka shkruar këngëtari në postim.
