Një burim i brendshëm i ka thënë revistës People se Justin Timberlake po mundohet të distancohet nga libri që do ta publikoi Britney Spears dhe se është i fokusuar te familja e tij.
“Është i lumtur në shtëpi me gruan e tij Jessica dhe fëmijët dhe po fokusohet në projekte të reja muzikore. Ai është shumë mirë”, ka thënë ky burim për revistën People.
Ylli i muzikës pop Britney Spears ka shkruar një libër me titull “The Woman in Me”, ku flet për jetën e saj, e i cili do të dalë në shitje së shpejti.
Në këtë libër ajo flet për jetën e saj personale dhe lidhjen që kishte më parë me këngëtarin e mirënjohur Timberlake.
Mediat kanë publikuar detaje nga ky libër ku theksohet se Britney ka thënë se në kohën kur ishte në lidhje me Justinin ajo mbeti shtatzënë dhe më pas abortoi fëmijën për shkak se Justin nuk ishte i gatshëm të krijoi familje.
“Nuk jemi të gatshëm të kemi një bebe në jetën tonë. Jemi shumë të ri për këtë”, citohet të këtë thënë Justin në librin e Spearsit, i cili ende nuk ka dalë në shitje, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Edhe
Spears: Abortova gjatë lidhjes me Justin Timberlake
Kjo gjë u përfol shumë nga fansat dhe tabloidet ndërkombëtare, duke pritur ndonjë reagim nga vet Justin.
Ndërkohë USWeekly ka shkruar se një burim ka thënë se ai do ta përkrahë Britneyn gjithmonë, por dëshiron ta lë të kaluarën pas.
“Justin do të jetë gjithmonë mbështetës i Britneyt dhe të gjitha përpjekjeve të saj, por ai po përpiqet të distancohet nga libri i saj i ardhshëm. Nuk është diçka në të cilën ai po fokusohet shumë për sa i përket çdo gjëje që ajo mund të diskutojë kur bëhet fjalë për marrëdhënien e tyre të mëparshme. Justin dhe Britney u takuan shumë kohë më parë, dhe ai ka një jetë krejtësisht të ndryshme tani. Ai është i fokusuar në familjen e tij, karrierën e tij dhe ecjen përpara, dhe ai do të donte të linte çdo gjë që ka ndodhur në të kaluarën pas tyre”, ka thënë burimi.