Justin Timbelake, ylli 41-vjeçar i popit i cili është i martuar me yllin e filmit "Qielli i shtatë", Jessica Biel që nga viti 2012 dhe kanë bashkë djemtë Silas, 7 vjeç dhe Phineas 2-vjeçar, organizoi një "festë fantastike" për gruan e tij, me rastin e ditëlindjen së saj, në muajin mars.
"Ai më befasoi. Ai më organizoi një festë aq të mrekullueshme. Ai mori grupin e tij dhe performoi për mua. Jam fansi i tij numër një”, ka thënë Biel pas kësaj.
Aktorja e “Total Recall” ka zbuluar po ashtu se të dy fëmijët e saj mund të ndiqnin gjurmët e babait të tyre - i cili u bë i famshëm si pjesë e grupit N’SYNC në vitet 1990 sepse siç ka thënë të dy kanë "aftësi muzikore".
Duke folur në “The Ellen DeGeneres Shoë” ajo tha: "Silas është interesant. Interesi i tij muzikor ka qenë gjithmonë orkestra, simfonitë dhe partiturat e filmave. Pra, është një kombinim i çuditshëm. Ai dëshiron të jetë një DJ. Unë shoh aftësi muzikore tek të dy, por ato janë të ndryshme”, ka thënë Biel.
Edhe Justin ndau një mesazh të ëmbël për të shënuar ditëlindjen e gruas së tij, teksa postoi një selfie të të dyve së bashku.
-
Gruaja e Justin Timberlake thotë se është fansja e tij më e madhe
-
Djali i Jessica Bielit dhe Justin Timberlaket dëshiron të bëhet DJ
-
Jessica Biel tregon cila është gjëja më e mirë që ka përjetuar si nënë
-
Jessica Biel flet rreth martesës me Justin Timberlaken
-
Jessica Biel e “paralajmëron” Justin Timberlakun se do ta lërë nëse nuk e ndryshon sjelljen