Justin Timberlake pati shkaktuar bujë në mediat botërore kur performoi në finale e kampionatit të futbollit Amerikan, “Super Bowl”, së bashku me këngëtaren Janet Jackson, në vitin 2004, por ylli i muzikës i cili do të rikthehet në këtë skenë të dielën më 4 shkurt, në një konferencë për media të mbajtur dje, tha se Jackson nuk do të jetë pjesë e performancës së tij këtë radhë.
Timberlake do të rikthehet në “Super Bowl” pas 14 vjetësh, ani pse herën e fundit që kishte performuar në këtë ngjarje, bëri skandal kur Janet pësoi incident me kostumin e saj gjatë performacës dhe si pasojë përfundoi me gjoksin e ekspozuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor këngëtari dhe producenti i njohur muzikor, Timberlake thotë se nuk beson që në koncertin e së dielës do të përballet me problem të tilla. Ai dha pak detaje rreth asaj se çfarë do ta karakterizoi performancën e tij, duke folur edhe për mysafirët që do ta shoqërojnë në skenë, duke thënë se të ftuarit e tij special do të jenë anëtarët e shumtë të bendit.
Para se të nënshkruante kontratë për tu bërë pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme sportive në Amerikë, këngëtarit të shpërblyer me 10 çmime Grammy i ishte kërkuar ti respektoj rregullat televizive, dhe ta sjellë një performancë të përshtatshme për të rinjtë dhe fëmijët.
Timberlake do t’i ketë rreth 13 minuta për të interpretuar pas përfundimit të pjesës së parë të lojës, e cila do të zhvillohet me ekipeve “New England Patriots” dhe “Philadelphia Eagles”.